“Mirror” shkruan se 5 policë janë pezulluar nga detyra në Meksikë dhe ndaj tyre ka nisur një hetim i hollësishëm, pas denoncimit që ka bërë kolegia e tyre e punës. Policja ka thënë se këta 5 persona kanë abuzuar seksualisht ndaj saj, pikërisht në zyrat e rajonit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2015-ën, por vetëm tani është publikuar videoja në të gjitha mediat. Në pamjet që janë shpërndarë në media, shihen mjaft qartë 5 kolegët që po përdhunojnë policen.
ma.me