Pas një operacioni të organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex do të riatdhesohen 52 shqiptarë të cilët qëndronin me dokumente të parregullta në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.
Policia bën me dije se ata do të mbërrijnë rreth orës 13:30 në Rinas.
Ata do të shoqërohen nga punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare për në Tiranë. /b.d