Përbërësit:
½ kilogram mollë
Pak ujë
Shurup sheqeri 1 lugë kafeje
Përgatitja:
Fillimisht lahen mollët dhe priten në thela. Vihen në një tenxhere me pak ujë sa të mbulohen deri në gjysmë dhe lerini të ziejnë të mbulura me kapak derisa të mbeten të thata. Më pas kalojini në sitë. Puresë i hidhet shurup sheqeri. Mund bëhet dhe me mollë të pjekura.