Dita e sotme e ka kthyer pas në kohë humoristin dhe aktorin Ermal Mamaqi, i cili kujtoi nisjen e ish-emisionit të tij ‘6 Ditë pa Ermalin’ në DigitAlb, si emisionin që do ta rriste atë në karrierë. “Si sot,3 vite më parë filloi emisioni që do të hapte dritaren më të rëndësishme në karrierën time. 6 Ditë pa Ermalin. E ftuara e parë Elvana Gjata! Mirënjohje për të gjithë kolegët.Mirënjohje për Digitalb!”, shkruajti ai. Ndërkohë prezantuesja Alketa Vejsiu ka komentuar nën foto duke e përgëzuar dhe e quajtur një ALIEN! /MA.ME