Presidenti i grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Gianni Pittella deklaron se Shqipëria meriton vëmendjen e palës europiane.
“Unë di që raporti i kolegut tim, Knut Flakenshtajn, është mjaft i mirë dhe përshkruan se përpjekjet e bëra shkojnë në drejtimin e duhur, përsa i takon qeverisë dhe parlamentit shqiptar, dhe raporti ekzistues inkurajon për të vazhduar përpara në këtë drejtim”, tha Pitella për RTSH.
Ai shtoi se “Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha gjatë këtyre viteve për të merituar vëmendjen e palës europiane dhe me statusin e vendit kandidat”.
“Unë mendoj se e ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe se të gjitha forcat, si nga ana e qeverisë dhe nga ana e opozitës, duhet të përqëndrohen për të kryer detyrën e tyre, në mënyrë që kjo ambicje, kjo ëndërr e madhe e shqiptarëve, të mund të ndiqet, të konsolidohet dhe të realizohet përgjatë këtyre viteve të ardhshëm” tha presidenti i grupimit të majtë në Parlamentin Europian. /b.d