Rezultatet e sondazheve të para në Gjermani tregojnë se Angela Merkel vazhdon të kryesojë ndaj kundërkandidatit, Martin Schulz për zgjedhjet për kancelar që mbahen në shtator.
Angela Merkel kryeson me 34% të votave, duke lënë pas kandidatin tjetër, Martin Shulz me 31%, nga një anketë e realizuar nga Forca, shkruan Reuters.
Sipas këtyre rezultateve në zgjedhjet e shtatorit, fituesi mund të zgjedhet me vetëm 1% dallim të votave, transmeton lajmi.net
U spekulua se përkrahja ndaj Merkelit kishte rënë pas vendimeve për emigrantët, por që deri më tani sondazhet e tregojnë të kundërtën. /Lajmi.net/b.d