Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të mërkurë në lagjen nr 5 në Pogradec.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë qenë banorët e lagjes që kanë gjetur të shtrirë në rrugë trupin e pa jetë të tij.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila pasi ka vajtur në vendin e ngjarjes ka identifikuar edhe viktimën, ku mësohet se ai është një emigrant në Greqi me iniciale K.Ç.
Po ashtu, nga këqyrja që i është bërë trupit të pa jetë, bëhet e ditur se ai ka dëmtime në kokë dhe trup.
Ende nuk dihet më shumë për rrethanat e ngjarjes, por policia thotë se atë mund ta kenë goditur me makinë, ose mund të jetë rrëzuar/hedhur nga ndonjë lartësi.
Po punohet për qartësimin e plota të rrethanave të ngjarjes. /b.d