Policia e Shqipërisë gjatë një aksioni dje ka arritur t’i arrestojë 4 nga të dyshuarit për grabitjen në bankën e Rinasit.
Si provë materiale në banesën e të dyshuarve janë gjetur edhe një pjesë e kartëmonedhave.
Panorama mëson se bëhet fjalë për gjetjen e një shume rreth 1 milionë euro, që dyshohet se kanë qenë nga banka e grabitur. Por vetëm në grabitjen e fundit, autorët arritën të merrnin nga autoblindi rreth 3.2 milionë dollarë amerikanë.
Përveç katër të arrestuarve, në kërkim nga Policia janë edhe dy persona tjerë.
Vlen të theksohet se njëri nga të arratisurit, gjithashtu ka ikur nga një burg në shtetin e Greqisë. /b.d