Mediat shkruan gjatë për shtrimin në spital, pak kohë më parë, të reperit Kanye West. Ai ishte shtruar në një qendër spitalore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore, pasi ndjente lodhje dhe kishte probleme me gjumin. Situata e tij është vlerësuar si një urgjencë mjekësore psikiatrike.
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, kur ka shkuar në spital ai është lidhur sipas një protokolli standard për një gjendje të pavullnetshme psikologjike. Producenti Malik Yusef është shprehur se reperi kishte humbur kujtesën gjatë kohës që ka qenë i shtruar, por tashmë ajo po i rikthehet.
Kjo situatë shëndetësore bëri që West të anulonte koncertet dhe turin e tij Saint Pablo. Megjithatë, thuhet se situata aktualisht po shkon të rrugën e duhur pasi po i kthehet kujtesa.
“Memoria po i kthehet dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Të qëndruarit me familjen i ka bërë mirë shëndetit psikologjik”,- është shprehur producenti.