Edhe femrat super të pasura duan që asnjë gjë mos t’i mungojë, përfshirë këtu edhe jahtet superluksoze. Nisur nga kjo dizajnuesja Lidia Bersani ka krijuar një jaht luksoz të konceptuar për femrat pasanike, duke mos e kursyer vëmendjen për objektet e lara në ar, si dhe kushtet komode duke vendosur Spa, kinema dhe klub nate.
Në këtë jaht të veçantë të gjatë 80 metra nuk mungojnë llambadarët e kristaltë, shatërvanët e florinjtë dhe dhomat e mobiluara me shije e klas me fildish. /ma.me