Pezullimi i urdhër ekzekutiv të Donald Trump për udhëtimin e myslimanëve në SHBA, duket se e ka nervozuar se tepërmi presidentin amerikan.
Por, çfarë i mbetet të bëjë nëse ai dëshiron që ta kalojë sërisht urdhërin?
Këtë herë, presidenti është paraqitur në “Gjykatën e Popullit,” ndonëse fjala është për një satirë nga ana e programit komik, “Saturday Night Live.”
Dhe, për ta mbështetur presidentin e tij, Trump vendos të sjellë në gjykatë një dëshmitar. Është fjala për një person, karakteri i të cilit duhet të jetë krejt pastër për të dëshmuar dhe ky, kush mund të jetë përveç Vladimir Putinit, siç e thotë edhe vetë Trump, e njeh atë më mirë se kushdo tjetër./tema/a.k