HMD Global do të paraqesë në fund të muajit një version modern të një prej telefonëve celular më të njohur që ka bërë historinë.
Bëhet fjalë për Nokia 3310, telefoni më popullor para daljes së smartphone, një pajisje legjendare që jepte çdo gjë në atë kohë, dhe ishte i nevojshëm. Një telefon i besueshëm me një bateri shumë të qëndrueshme.
HMD Global, kompania që bleu të drejtat e markës Nokia, për gjithë nostalgjikët dhe dashamirësit e këtij telefoni ka përgatitur një surprizë, një version modern i 3310 që do të prezantohet në eventin mobile në Barcelonë dhe çmimi i tij do të jetë 59 euro.
Nuk ka asnjë informacion për pajisjen, por ndoshta mund të jetë një smartphone, ose një telefon klasik ku përdoruesit do të kenë vetëm një mundësi si origjinali 3310, pra për telefonata, mesazhe dhe një bateri të fortë që zgjat për ditë të tëra, shkruan tch.
Versioni modern i kësaj legjende të pathyeshme për shumicën e përdoruesve mund të shërbejë dhe si një telefon shtesë kur bateria e smartphone është shqetësuese dhe nuk mund ta përballojë një ditë pune. Kështu shkruan Venture Beat.