Në Vlorë ka filluar rikonstruksioni total i rrugës së lumit, një nga investimet më të rëndësishme të zonës, që përfshin më shumë se 37 fshatra dhe u vjen në ndihmë rreth 50 mijë banorëve.
Investimi financohet nga Fondi Kuvajtian dhe qeveria shqiptare, me një vlerë totale prej gati 2 miliardë lekësh të reja. Punimet ndodhen në fazën e parë të investimit, ndërsa faza e dytë pritet të realizohet në një tjetër afat, pas tenderimit.
Zona nuk ka pasur kurrë rrugë dhe banorët shprehen të entuziazmuar. Punimet e nisura pritet të përfundojnë brenda afatit të parashikuar kohor prej 24 muajsh./tch/ak