Dorëheqja e Michael Flynn, këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, pas zbulimeve të kontekteve të papërshtatshme me Rusinë, është një çështje e brendshme amerikane, vlerësoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
“Është një çështje e brendshme e SHBA-së, është një çështje e brendshme e administratës së presidentit Trumë. Këto nuk janë punët tona”, theksoi Peskov para medias.
Në letrën e tij për dorëheqje, Michael Flynn pranoi se “për shkak të pakujdeisë ka mashtruar zëvendëspresidentin Mike Pence dhe persona të tjerë me informacione jo të plota mbi bisedat e tij telefonike me ambasadorin e Rusisë”./b.d