Kukësi është skuadra e vetme shqiptare deri më tani që kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Europës.
Nënkampionët e Shqipërisë barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit me Torpedon dhe falë fitores 2-0 një javë më parë në “Qemal Stafa” mori biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni, raporton TCH.
Po sonte në mbrëmje, Kukësi do të mësojë dhe emrin e kundërshtarit të radhës i cili do të dalë nga sfida Mlladost Podgorica – Neftçi.
Në barazim pa gola ka përfunduar edhe ndeshja mes Inter Baku-së dhe Laçit, një rezultat ky që vulosi eleminimin e laçianëve nga Europa Liga.
Ndërkohë, nga ora 20:00 ka filluar ndeshja mes Partizanit dhe Stromsgodset. Skuadra kryeqytetase do të tentojë përmbysjen, pasi ndeshja e parë në Norvegji ka përfunduar me rezultat 3-1.