Policia e Pukës ka vënë në pranga një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy vëllezër.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Bardhok Gjergji, banues në Fushë Arrëz.
43-vjeçari para dy ditësh në qendër të fshatit Dardhë, për motive pronësie, ka goditur me thikë dy vëllezërit Gj. P, 42 vjeç, dhe Z. P, 39 vjeç.
Ata kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa ditën e sotme policia prangosi autorin Bardhok Gjergjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje ” dhe “Prishje e qetësisë publike”./b.d