Ambasadori amerikan Donald Lu ka qëndruar ditën e sotme plot dy orë në zyrën e Ilir Metës.
Takimi është zhvilluar kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit ndërsa ai ka nisur rreth orës 10:00.
Nuk dihet ende tema e diskutimit në këtë takim që vjen pas përplasjeve publike midis ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla si dhe përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve në lidhje me Vettingun.
Ditën e djeshme, ambasadori Donald Lu zhvilloi takime edhe me kryeministrin Rama në ambientet e selisë së qeverisë. /b.d