Zbardhet ngjarja e ndodhur dje, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Breg Lumi” Shalë, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë te ftohtë (thikë), shtetasi A. N.
Policia ka arrestuar 3 persona për ngjarjen në fjalë. Autor i krimit është një 14-vjeçar ndërkohë dy shtetas të tjerë u prangosën për moskallëzim krimi.
“Më datë 13.02.2017, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me ngjarjen, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht:
* P. L, 14, banues në Nenmavriq Shale Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
*Pjeter Nengagu, 54 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, “Moskallzim të Krimit”.
* Dritan Marapishta, 47 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, për veprën penale “Moskallzim të Krimit”.”
Në momentin e ngjarjes, shtetasi A. N(i dëmtuari), ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkoder, i cili ka patur dëmtime në anën e majtë të trupit dhe anktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi P. L, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobeta, pranë Shkolles “Breg Lumi” Shalë, ka demtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. N , për veprën penale “Plagosje e Rëndë me Dashje” e parashikuar nga Neni 88/1, I Kodit Penal.