Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve që kërkonte rrëzimin e ligjit të Vettingut.
Gjykata e vlerësoi ligjin në përputhje me kushtetutën.
Tashmë nuk kekziston më asnjë pengesë për zbatiomin e ligjit të Vettingut, i cili u kundërshtua fort edhe nga opozita.
Më herët Kushtetuesja rrëzoi edhe padinë e depozituar nga Partia Demokratike.
Në argumentimin e Kushtetueses thuhet midis të tjerash se çështja është e njëjtë me atë të PD, për të cilën gjykata u shpreh njëherë.
Në mars pritet që të nisë kontrolli i pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve dhe në të njëjtën kohë të ngrihen dhe organet e reja, siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ishte Gjykata Kushtetuese ajo e cila kishte ende në dorë fatet e reformës në Drejtësi dhe në vendimin e saj shumë gjyqtarë e prokurorë mbanin shpresat e fundit. /a.m