Ish-ministri i Mbrojtjes dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në periudhën e diktaturës, Kiço Mustaqi, sqaron prezencën e tij në ceremoninë festive me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Divizionit të Delvinës.
Për gazetën “Panorama”, ai shprehet se ka qenë i ftuar nga ish-komanda e Divizionit, e cila ka organizuar këtë festim, ndërsa ka qenë prezent dhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, dhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.
Mustaqi tregon se gjatë fjalës së tij ka kërkuar vlerësimin për komandantin e Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, që ishte Enver Hoxha, i cili vendosi ngritjen e këtij divizioni.
Si ish deputet i zonës, por dhe ministër apo shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kiço Mustaqi shprehet se e mirëpresin kudo që shkon sepse nuk i ka bërë keq askujt ndërsa si ushtarak i ka shërbyer Atdheut. /b.d