Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot se do t’i përgjigjej ashpër testimit të raketave nga Koreja e Veriut, pas njoftimit një ditë më parë nga Pheniani për një provë të suksesshme të një rakete balistike.
“Koreja e Veriut është sigurisht në një problem i madh. Ne do të merremi seriozisht me të”, deklaroi Trump gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet në lidhje me Korenë e Veriut në orën 22:00./a.m.