Një dashuri e pamundur dyshohet se është shkaku i veprimit tragjik i një gruaje në Kuçovë.
Tre ditë më parë, 37-vjeçarja R.L. banuese në Kuçovë, ka pirë fotoksinë. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Fqinjë të viktimës, e cila ishte e martuar dhe me fëmijë, si dhe burime kofidenciale nga policia lokale, thanë për “Syrin” se, 37-vjeçarja kurohej nga depresioni dhe se pas veprimit fatal fshihej dashuria që ajo kishte për një burrë të martuar. Megjithatë, nuk ka një konfirmim nga burime zyrtare.
Të njëjtat burime pranë policisë lokale shtojnë se, R.L. kishte tentuar vetëvrasjen edhe në dy raste të tjera më herët.
Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme. /b.d