Rritja e numrit të të moshuarve në raport me të rinjtë në Shqipëri ka vijuar të thellohet gjatë vitit 2016.
INSTAT sapo ka publikuar të dhënat për ecurinë e popullsisë për vitin 2016.
Raporti i varësisë së të rinjve ra nga 27,3 % në 26,7 % vitin e shkuar. Ndërkohë që raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje nga 18,4 % në 18,9 %.
Ulja e numrit të lindjeve është vërejtur dukshëm nga viti 2010 deri në vitin 2016. Nga ana tjetër rritja e jetëgjatësisë ka bërë më të shumtë pjesën që zenë të moshuarit në popullsinë e Shqipërisë.
Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001.
Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona.
Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ./reportv.a.k