Një i ri ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, në periferi të Tiranës.
Mbrëmjen e djeshme, e shtunë, rreth orës 20:40, në spital ka shkuar i vdekur, shtetasi Xh.H., 22 vjeç, i shoqëruar nga vëllai.
Vëllai i viktimës, pretendon se në fshatin Zall Dajt, duke kullotur bagëtinë, 22- vjeçari është rrëzuar nga lartësia.
Aktualisht nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.