Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit, Bob Ferguson, ka thënë se do t’i shkarkojë zyrtarët e Administratës së Trumpit, për të zbuluar se çfarë në të vërtetë e kishte motivuar presidentin Donald Trump që ta nënshkruajë urdhrin ekzekutiv për emigrimin, nëse ky rast sillet përsëri para gjykate.
Dokumente dhe emaila të zyrtarëve të Administratës mund të përmbajnë prova se urdhri ishte një tentim jo kushtetues për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA myslimanëve, transmeton Express.
Për këtë, ka thënë Ferguson, do të përdorë çdo mjet në dispozicion për të hedhur dritë mbi to. Ferguson i ka bërë këto komente për ABC, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)