Ndeshja e futbollit në kompleksin e Shkodrës është ndërprerë, pasi në stadium është ulur papritur një helikopter.
E gjithë turma është mbledhur pranë dhe në atë moment një djalë i veshur me të bardha del nga helikopteri, ishte dhëndri, i cili pret nusen dhe të dy zbresin në fushën e blertë.
Tifozët që ndodheshin në stadium bëjnë me dije se është përdorur helikopteri i ushtrisë, ndërsa nuk dihet nëse janë persona të thjeshtë, apo një çift me një post të rëndësishëm në administratë./JOQ