Një shpërthim eksploziv është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku objekt i atentatit ka qenë një mobilieri në fshatin Nikel të Fushë Krujës. Mobilieria është në pronësi të Bashkim Bamit.
Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Ai është Riza Haka, 46 vjeç. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
Mësohet se 46 vjeçari, rreth një muaj më parë i ka djegur edhe dy makina pronarit të mobilierisë Bashkim Bamit si dhe vëllait të tij me inicialet P. Bami. Dyshohet se shkak ka qenë konkurrenca.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46- vjeçarit, u gjetën dhe një pushkë, rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe lëndë djegëse, benzinë. /b.d