Të paktën 50 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa aeroporti i Hamburgut është evakuuar.
Mediat raportojnë se një zjarr i shkaktuar nga rrjedhja e gazit ka bërë që shtetasit të kenë probleme me frymëmarrjen.
Alarmi ishte dhënë që në orët e para të mëngjesit ndërsa udhëtarët në terminal raportonin për një erë të pakëndshme.
Aeroporti i Hamburgut është i pesti në Gjermani ndërsa në të udhëtojnë 16 milionë persona në vit.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./b.d