Grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje, vepra për të cilat është dënuar me 16 vjet burg në Shqipëri.
Këto janë akuzat që rëndojnë mbi “piratin”, shqiptarin që mbante këtë nofkë, pasi kishte humbur njërin sy dhe që u arrit të arrestohej në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në në San Prisco të Italisë, shkruan BalkanWeb.
“Il Matino”, shkuan se policia italiane arriti të arrestojë 44-vjeçarin Shuip Izvira, pasi rezultonte të ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se policia italiane ka organizuar një operacion për bllokimin dhe kapjen e tij në banesë, siç raportojnë mediat italiane./b.d