Ky është momenti prekës kur dy prindër me sëmundje vdekjeprurëse shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit si për t’i thënë lamtumirë për herë të fundit.
Çifti Julie dhe Mike Bennet u përball me vdekjen së bashku pasi të dy u diagnostikuan me kancer.
Fotoja është bërë përpara se Mike të ndërrojë jetë.
Fotoja e tyre është shpërndarë online nga fëmijët e tyre nga një spital në Angli.
Tre fëmijët e çiftit thanë se donin që bota të mësonte se sa shumë e donin njëri-tjetrin.
Fëmijët Luke, 21 vjeç, Hannah, 18 vjeç dhe Oliver 13 vjeç tashmë përballen me të ardhmen si jetimë.
Por miqtë dhe të afërmit e familjes i kanë premtuar Julie se do jenë pranë tyre gjithmonë.