Të gjitha paratë që bankat transportojnë jashtë janë 100% të siguruara dhe kthehen nga kompanitë e sigurimit. Pesha e kthimit mbrapsht të tyre nuk bie mbi shoqëritë shqiptare, pasi ato kthejnë vetëm një përqindje të caktuar të vlerës, shumën më të madhe e japin shoqërinë e risigurimit jashtë.
Pavërsisht kësaj, ekspertët thonë se vjedhjet janë kosto për bankat pasi dëmtojnë imazhin e tyre, në një kohë që procedurat për marrjen e parave kërkojnë kohë.
“E gjithë shuma që do humbasë do të rikuperohet, në zbatim të të gjithë procedurave të sigurimit të fondeve por kërkon një farë kohe”, – është shprehur për Tv Klan, Elvin Meka, ekspert për çështjet bankare. Rastet e vjedhjeve kanë rritur dhe primin e sigurimit për këto banka, kosto e cila paguhet nga qytetarët.

“Për atë bankë të cilës I ndodh kjo ngjarje patjetër që në vitin në vijim do detyrohet të paguajë një prim më të lartë, pra do të ketë një farë çmimi”, – shprehet Meka.
Eksperti për çështjet bankare sqaron se bankat nuk nxjerrin shpesh sasi parash jashtë, por vetëm në kushte të caktuara: kur plotësohet sasia e tyre në arkë dhe kur tepricat e depozitave në valutë të qytetarëve nuk jepen me kredi në tregun e brendshëm.
Elvin Meka fajëson për këto ngjarje shoqëritë e sigurimit fizik dhe kërkon ashpërsim të Kodit Penal, duke vendosur burg për kompanitë që nuk plotësojnë standardin.

Vetëm pak ditë më parë 5 grabitës të maskuar arritën, gjatë një prite në Qafë Kashar afër Rinasit, që të merrnin mbi 2 milionë euro nga dy makina që transportin paratë e BKT-së drejt Vjenës.
ma.me