Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit. Një makinë tip BMW ka përplasur një mjet të vogël. Në këtë makinë ishte duke udhëtuar një grua, bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç. Siç kanë bërë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, gruaja është transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e saj ishte e rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./Syri.net/ma.me