Nuk kane munguar kritikat nga krere të LSI në adrese të qeverisë ‘Rama’ ne Konventen e LSI. Nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, ka kritikuar qeverinë sa i takon çështjes së kanabisit. Teksa ka falënderuar rininë në sallë për praninë e saj në Konventën e LSI në Tiranë që po mbahet në pallatin e Kongreseve, Rama theksoi se të rinjtë nuk meritojnë të jenë pjesë e një vendi të kanabizuar.
“Nuk e meritoni të quheni rina e një vendi të kanabizuar, e një vendi të kriminalizuar sepse një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj”, tha Luan Rama. Fill pas fjalës së tij, në podiumin e Konventës u shfaq kreu I LSI-së, Ilir Meta, I cili me humor pohoi se: “Po ta dija qe Luan Rama do ta kishte fjalën kaq të zjarrtë, do flisja përpara tij”.
ma.me