Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte i pranishëm në Konventën e kësaj force për Tiranën. Gjatë fjalës së mbajtur, Meta i’u rikthye edhe njëherë kritikave ndaj zërave që flisnin për pengesë nga ana e LSI për reformën në drejtësi. Meta ashpërsoi akuzat kur tha se të gjithë ata “sharlatanë, po t’i nënshtrohen Vettingut do dilnin shumë keq”.
“Nëse do ishin dëgjuar sugjerimet e LSI për reformën vendi nuk do kishte humbur aq shumë kohë me retorika të panevojshme. LSI theksoi se nuk kishte asnjë interes për të mbrojtur sistemin e degraduar të drejtësisë, por njëkohësisht deklaroi se nuk kishte asnjë interes për të kapur sistemin e ri të drejtësisë. Të gjitha ata që do t’i quaja sharlatanë, apo papagallë, që kanë 1 vit e gjysmë që thonë që LSI nuk e do reformën, etj. po tu bësh këtyre një Vetting, të gjithë këta do dalin shumë keq me këtë dhe asnjë nuk do ta kalojë. Përveç ndonjërit që ka bindjen e tij mbi bazë të një perceptimi të gabuar. LSI luftoi me vullnet të pashoq për konsensusin. Është detyra jonë që në këto momente kur situata politike në vend po shkon drejt përshkallëzimit të një retorike edhe më konfliktuale për shkak edhe të zgjehdjeve, duhet të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të eci përpara me sukses të plotë. Në mënyrë që askush, duke filluar nga kryetari i Parlamentit, të mos ketë mundësi, jo vetëm të zhbëjë konsensusin historik, por as të zhbëjë me manovra të papranueshme në kundërshtim me kushtetutëm të cilat i kemi miratuar në bashkëpunim, këtë reformë e cila duhet të prodhojë drejtësi të besueshme për të gtjiha qytetarët shqiptarë”, tha Meta.
Meta theksoi më tej se standarti zgjedhor në 18 Qershor është më i rëndësishëm se sa rezultati. Standarti sipas tij lidhet me fatin e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.
“Mbi të gjitha duhet të kujdesemi për rezultatin e Shqipërisë në 18 Qershor. Standarti i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë pas 18 Qershorit. Pasi rezultati, lidhur me standartin e tyre është vendimtar për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Standarti i zgjedhjeve është i panegociueshëm. Ndaj do kujdesemi më shumë sot për reuzltaitn që zgjedhjet e vendit tonë do të marrin në 18 Qershor. Sepse rezultati i 18 Qershorit është shumë i rëndësishëm për legjitimiteitn e institucioneve.
Të përmiqemi të bëjmë çdo gjë edhe këtë muaj që u shty komisioni për të përmbushur sa më shumë rekomandimet e OSBE-ODIHR”, deklaroi Meta./a.m.