Policia e Shtetit ka vijuar në Durrës planin e zbatimit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Në këtë kuadër janë ngritur pika kontrolli dhe ushtruar kontroll territori, automjeteve dhe personave në kërkim apo për sende të kundraligjshme.
Kështu, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, e deri në orët e para të mëngjesit, janë kontrolluar 100 automjete, si dhe janë shoqëruar 15 shtetas për verifikim.
Po ashtu u arrestua në flagrancë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi shtetasin Igli Kola, 26 vjeç, banues në Durrës./a.m.