Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim në Konventën e kësaj force për Tiranën.
Si rrallë herë nga zyrtart e LSI, Kryemadhi ka mbajtur një fjalim ku pranon se edhe kjo forcë ka përgjegjësi për dështimet e qeverisë. Ajo tha se LSI është pjesë si e sukseseve, po ashtu edhe e dëhstimeve të qeverisë.
“Jemi në qeveri, pjesë e susksesit, edhe e dështimit. Kemi edhe ne fajet tona. Një njeri që nuk pranon gabimet do bëjë sërish…Shumë thonë LSI një parti klienteliste, disa thonë që LSI shkon pas pushtetit. Nëse nuk do ishim në aleancë me PD shqiptarët peng të vizave”, deklaroi ajo mes të tjerash./a.m.