Ky informacion vjen pasi gjykata federale e apelit pezullojë vendimin e Trumpit për ndalimin e shtetasve të shtatë vendeve kryesisht islamike, raporton Reuters.
Mirëpo, Trump nuk e ka ndërmend të ndalet, ai ka paralajmëruar se do të lëshojë sa më shpejt një “rregullore të re”, kjo pritet të ndodh gjatë të hënës ose të martës.
Nuk është specifikuar se çfarë do të përmban kjo rregullore, por qëllimi i tij është të përmbush premtimin e dhënë gjatë fushatës.
Dekreti, sipas Trumpit, do të parandalonte sulmet nga ekstremistet islamikë, e për këtë ai u përpoq të ndalonte qytetarët e Irakut, Iranit, Somalisë, Sudanit, Jemenit dhe Sirisë që të u ndalohej hyrja përkohësisht në vend. /a.m.