Një adoleshent i armatosur i cili po i ikte me vrap policisë është qëlluar për vdekje, në momentin që vendosi t’ia drejtonte revolen një polici.
Curtis Deal 18-vjeç, nuk kishte shkrepur asnjë plumb kur u qëllua katër herë me pistoletë nga policia të cilët i ishin vënë pas.
Ky i ri ishte arrestuar tri herë për posedim ilegal të armëve dhe lëndëve narkotike.
Policia e Baltimore në Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur se Deal ishte liruar me kusht, dhe në momentin që policia i ishte vënë pas ai kishte kërcyer nga dritarja e veturës.
Në videon e regjistruar nga kamerat e instaluara në uniformën e policisë, shfaqet momenti kur adoleshenti po vraponte nëpër rrugë me revole në dorë, veprim ky që i kushtoi me jetë.
Aty mund të dëgjohet se si policia vazhdimisht i bëjnë thirrje që të ndalet, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë dhe në një moment kthehet në drejtim të policit i cili e qëllon për vdekje. /a.m.