Më shumë se 26 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Europë kërcënohen nga varfëria ose izolimi social.
Një nga pasojat më të rënda të kësaj gjendjeje është mungesa e arsimimit, që prek 1 doleshent europian në 5, të cilit i mohohet mundësia për të ndërtuar një të ardhme të pasur me mundësi dhe shanse.
Të dhënat janë publikuar në raportin me temë “Mposhtja e varfërisë arsimore deri në fëmijën e fundit”, i hartuar nga organizata “Save the Children”.
Sipas raportit, i prezantuar këtë të premte, kuota mesatare e të miturve që preken nga ky fenomen në nivel europian është 28 për qind.
Ndërsa ndër vendet me përqindjen më të lartë të fëmijëve që i përkasin kësaj kategorie në Europë rezulton Italia, me 32 për qind raporton TCH. Në vlerësimin e hartuesve të dokumentit, arsimi i mohuar përbën një nga aspektet më shkatërrues të varfërisë fëmijënore./a.m.