Policia e Shtetit ka sekuestruar një sasi të madhe droge, rreth 1 ton.
Droga u gjet në zonën e Ishmit, rreth 700-800 metra larg nga vendi ku pak muaj më parë u rrëzua një avion i vogël me pilot italian, i cili kishte si synim transportimin e lëndëve narkotike përtej Adriatikut.
Droga u sekuestrua nga Policia e Kurbinit pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë linjë trafiku./a.m.