Çudirat s’kanë fund në vendin tonë!
Mendonit që gjoba nga policia është dënimi i vetëm që mund të merrni nëse parkoni “gabim”? Epo nuk është kështu, ka edhe forma tjera “dënimi”. Halli, hallit nuk i ngjan, thotë populli.
Një qytetar nga Tirana shkruan:
Përshëndetje JOQ! Kam gati 2 javë që parkoj makinën në rrugën para shtëpisë sime, mbrapa spitalit Amerikan 2 dhe kur shkoj sot për ta marrë shoh derën të gërvishtur ku shkruhej “Mos parko këtu”.
Kam një mesazh për atë zotërinë/zonjën që më ka dëmtuar makinën: Tek dera ku keni shkruar mbrëmë kam lënë një letër me numrin tim të telefonit,vetëm më bëj zile se të marr vetë.”
/a.m.