Një sherr banal është filmuar në qytetin e Strugës.
Ndryshe nga çfarë mund ta imagjinoni, palët që janë përballur në këtë sherr nuk janë “meshkuj gangsterë”, të rinj rebelë apo banda të fortësh, por janë dy grupe vajzash, të cilat nuk dinë as të përmbahen e as të rrinë të qeta.
Ato kanë dalë nga një pub dhe kanë nisur të zihen mes tyre. Siç mund ta shikoni nga pamjet, vajzat qëllohen me shqelma e grushte, ndërsa mosha e tyre raportohet të jetë nga 17 në 20-vjeçe. Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, në të cilën janë të përfshira vajza nga Ohri e nga Struga, ndërsa raportuesi shkruan se gjithçka nisi pas fjalëve “Ça ke që sheh?A do probleme? Hajde dalim jashtë!”
Me sa duket, këto “të forta” po rivalizojnë edhe grupet “OTR” e “Babastars”, të njohur gjerësisht për konfliktet mes tyre. Trendi i sherreve është duke u zhvendosur nga meshkujt tek femrat dhe këto janë raste shqetësuese për të gjithë shoqërinë. Femra që po shndërrohen në të rrezikshme që në moshë të vogël, imagjinoni se ç’mund të bëjnë disa vite më pas./joq