Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mësohet ase në orën 16:30 do të zhvillojë një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko.
Njëherësh në takim do të marrin pjesë edhe drejtues të bankave që operojnë në vendin tonë.
Takimi vjen një ditë pas grabitjes së një shumë të madhe lekësh rreth 2.7 milionë eurove ditën e djeshme në zonën e njohur si “Qafa e Kasharit” ku deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar si autorët e grabitjes.
Policia ka vënë në pranga vetëm 6 shtetas të kompanisë së sigurimit privat, teksa ministri Tahiri ka garantuar se gjithë policia do të punojë për zbardhjen e ngjarjes, që nuk është e para brenda një harku të shkurtër kohor.
Sot ministrit Tahiri tha se një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe vetë bankat të cilat nuk rrisin sigurinë për këto shuma të mëdha lekësh që transportojnë. Pikërisht rritja e masave të sigurisë do të jetë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm.express/a.k