Një ditë pas grabitjes spektakolare të ndodhur pranë vendit të njohur si mbikalimi i Kasharit, zbulohet shuma e saktë që autorët arritën të marrin.
Sipas të dhënave zyratre, bëhet me dije se nga dy automjetet që transportonin valutën e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit, u morën plot 2.7 milionë euro.
Të dhënat janë konfirmuar nga banka për grupin hetimor. Paratë ishin të vendosura në 7 thasë, ndëkrohë në grabitje morën pjesë 5 persona të cilët u larguan në drejtim të paditur. Gjatë ditës së sotme Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Altin Qato, dha disa detaje të reja për ngjarjen.
Ai njoftoi heqjen e liçencës për kompaninë “Jaguar Security” e cila bënte transportin e parave. Sipas policisë kompania ka kryer një sërë shkeljesh sigurie, që çoi në grabitjen spektakolare./a.m.