Pak ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi në mbledhjen e kryesisë së PS se në qershor socialistët janë të aftë të fitojnë 71 deputetë edhe pa LSI në koalicion por duke bashkëpunuar me FRD dhe PDIU.
Deklarata zyrtare e kryeministrit Rama është shoqëruar me hapa konkret. Burime për Gazetën Exspress brenda FRD informojnë se ish-Presidentit Bamir Topi i është garantuar renditja e sigurt në listat e deputetëve të PS për Tiranën.
E njëjta marrëveshje i është premtuar edhe Shpëtim Idrizit, shkruan Express, duke i lënë hapësirë deputetes Mesila Doda që do të jetë e para për PDIU në Tiranë. Në këtë mënyrë Topi dhe Idrizi kanë garantuar mandatin e deputetit për legjislaturën 2017-2021.
4 vjet më parë në listat e PS ishte Spartak Braho i LSI-së. Me sa duket PS po përgatit aleatë të tjerë strategjikë.
Kjo lëvizje vjen një javë pasi selia blu nëpërmjet zv.kryetarit Edmond Spaho deklaroi se PD nuk do të përsërisë gabimet e Berishës për të kandiduar në listën e saj krerët e partive aleate./b.d