Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” në Festivalin e Muzikës Italiane “Sanremo 2017”.
Mbrëmë, në natën e tretë të këtij festivali, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampioni” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane.
Kantautori shqiptar, Ermal Meta e zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia”, e kënduar më vitin 1971.
Me një tekst mjaft prekës e melodi melankolike, kjo këngë trajton temën e emigracionit dhe rrëfen momentin e largimit nga toka e origjinës “tashmë e pa shpresë” nën vargjet “lamtumirë, lamtumirë e dashur, unë po iki, toka ime e hidhur, e hidhur dhe e bukur.”
“E zgjodha këtë këngë, pasi jo vetëm është e mrekullueshme”, u shpreh në konferencën e shtypit djaloshi shqiptar.
Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos në vend të dytë u rendit këngëtarja Paola Turci, kurse në vend të tretë këngëtari Marco Masini.
U eleminuan nga gara këngëtarët Nesli e Alice Paba dhe Raige e Giulia Nuzi. Sot do të zhvillohet nata e gjysëmfinales.
20 këngëtarë të mbetur në garë do të gjykohen nga televotimit i publikut, nga votimi i jurisë së ekspertëve e nga juria e opinionit (juri kjo e përbërë nga seleksionimi i 300 personave të apasionuar pas muzikës).
Çmimi i marrë nga kantautori shqiptar është padyshim një vlerësim për artin e talenteve shqiptare që shkëlqejnë në skenat e famshme botërore.
/b.d