Dashi
Sot jeni shumë të ndikueshëm nga ana emocionale ju të dashuruarit. Mbase ka të bëjë me lëvizjen e planetëve në shenjen tuaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet që do realizojnë dhe do bëjnë për vete shumë persona. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm, mos përhapni panik.
Demi
Keni ndërsjellje të mendimit dhe ndjenjave sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Nuk dini se çfarë të bëni në këtë udhëkryq te çuditshëm. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të hedhin hapa në mënyrë që të shmangin lëndimet. Financat do jenë me fat, do arrijnë të ekuilibrojnë buxhetin falë menaxhimit të tyre.
Binjakët
Çdo impenjim të ditës do e zhvilloni në qetësi të plotë. Sot gjithçka do të rrjedhë qetë dhe pa ndonjë emocion të çuditshëm për ju të dashuruarit. Beqarët duhet të zbresin me këmbë në tokë dhe të tregohen më seriozë në takime, nëse duan vërtet të ndryshojnë statusin. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Sot nuk do të kënaqeni me atë çka ju ofron partneri/ja. Do të kërkoni më shumë dhe kjo do të ndezë një debat të fjetur. Beqarët do kenë një ditë rutinë, ku nuk do spikasë asnjë takim i veçantë që mund t’i bëjë të ëndërrojnë. Financat do jenë të mira, mundësi për të kryer edhe shpenzime.
Luani
Krenaria juaj e sëmurë do të ketë pasoja në marrëdhënien tuaj në çift. Problemet do të thellohen çdo ditë e më shumë. Beqarët do tërhiqen pa masë nga disa persona që do njohin, dhe do vendosin për të ardhmen e tyre pa u menduar mirë. Kjo mund t’i sjellë edhe zhgënjime. Financat do jenë të mira.
Virgjëresha
Sot keni në mendje një projekt të rëndësishëm që doni ta bëni realitet sa më shpejt ju që jeni në një lidhje dashurie. Do kërkoni ndihmën e partnerit/es. Beqarët nëse duan që ndryshimet në jetën e tyre të jenë pozitive, bëjnë mirë t’i marrin gjërat shtruar dhe të mos nxitohen. Financat do përballen me vështirësi serioze.
Peshorja
Dita do të përshkohet nga kreativiteti dhe do të merreni me ato aktivitete aq të këndshme kulturore që i kishit lënë pas dore. Rol të rëndësishëm do luajë edhe ndihma e partnerit/es. Beqarët nuk do jenë shumë të fokusuar te dashuria, do i marrin gjërat si t’ju vijnë. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi tregohuni të matur me shpenzimet.
Akrepi
Planet e diskutuara kohët e fundit me partnerin/en kanë qenë vërtet të goditura. Asnjë gjë që keni planifikuar nuk do të shkojë dëm. Beqarët do ndihen plotësisht të lirë të bëjnë atë që do ju thotë zemra. Priten edhe surpriza. Financat do jenë me fat, do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Shigjetari
Kjo ditë nuk ngjan fare me ditët e rrëmujshme që keni përgjithësisht gjatë javës. Do shijoni çdo moment të saj sepse ju mungonte qetësia. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do kenë mundësi të mira për të nisur lidhje dashurie. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.
Bricjapi
Dita sot do të jetë mjaft produktive dhe do të mbyllet nga një mbrëmje e këndshme në shoqëri të mirë të partnerit/es. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica të mëdha vetëm për të ndryshuar statusin, sepse mund të zhgënjehen. Financat do jenë me fat, do keni mundësi për të kryer edhe investimet që keni menduar.
Ujori
Keni probleme në marrëdhënien tuaj në çift dhe kjo gjë po ju shqetëson. Edhe pse jeni një shpirt i lirë sot dëshironi t’ju robërojë partneri/ja. Beqarët duhet të tregohen më realistë dhe nëse nuk duan të qëndrojnë më vetëm duhet të dalin vetëm me personat që pëlqejnë vërtet. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.
Peshqit
Energjia pozitive dhe shoqëria e partnerit/es bëjnë që kjo ditë të ecë shumë mirë dhe ju vetë të jeni gjithë kohën me buzëqeshje. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe sharmantë sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për tu shqetësuar.