Akuzat e Asllan Dogjanit ndaj Shëndetësisë kanë degjeneruar në akte dhune ditën e sotme në Kuvend. Ka qenë deputeti demokrat ai që pas fjalës së tij i është afruar tavolinës së ministrit të Shëndetësisë duke tentuar të krijojë edhe përplasje fizike.
Kanë qenë punonjësit e Gardës së Republikës ata që kanë shmangur një përpjalsje të mundshme, ndërsa Sali Berisha ka ndërhyrë duke marrë në mbrojtje Asllan Dogjanin.
“Sa herë që këta të organizatës kriminale me emrin qeveri do të dalin këtu të mbrojnë veprat e tyre të zeza, në çdo rast deputetit i lind e drejta të reagojë. Në rast se anëtarët e qeverisë dolën këtu për të mbrojtur krimet e tyre, reagimi i deputetit duhet të jetë legjitim” – tha Berisha.
Debati i sotëm nisi pas publikimeve në një emision investigativ ku një infermier ankohej për gjendjen në Urgjencën e Tiranës. /b.d