Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare me kërkesën e kryetarit te grupit parlamentar të PS-se, Gramoz Ruci, për futjen në rendin e dites të pr/ligjit “Për arsimin profesional”.
Kjo u kundërshtua nga opozita, e cila pretendoi se drafti nuk i është nënshtruar diskutimit me grupet e interesit. Sipas deputetit demokrat Luciano Boçi, komisioni i Medias, që trajton çështjet e arsimit, ne kete rats nuk ka qënë struktura përgjegjëse për projektligjin në fjalë. Boçi kërkoi që pr/ligji të kalojë edhe njëherë për shqyrtim ne komision me grupet e interesit.
Pas këtij qendrimi, kryetari i grupit socialist, Ruci, u tërhoq nga kërkesa për futjen në rend dite, duke këmbëngulur që pr/ligji “për arsimin profesional” të kalojë medoemos në punimet e seancës së ardhshme.
Kuvendi ka sot ne axhende diskutimin e disa shtesave në ligjin “Për ankandin publik”, ratifikimin e marrëveshjes me Bosnje-Hercegovinën për transportin detar tregtar, pr/vendimin “Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare për periudhën 2017-2021, si dhe shtyrjen me 30 ditë te punës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore./b.d