Pronari i aplikacionit Snapchat, do t’i shesë aksionet e tij në tregun e Shteteve të Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Firma e teknologjisë me bazë në Kalifornia, që ua lejon përdoruesve të shkëmbejnë mesazhe që zhduken brenda sekondash, do të jetë kompania më e vlefshme në tregun e aksioneve në SHBA.
Pritet që ky biznes ta ketë vlerën në mes 20 miliardë dhe 25 miliardë dollarësh.
Nëse shitet, themeluesit e kësaj kompanie do të shndërrohen në multi-miliarderë, përgatiti Koha. (b.an)